Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Magbule Shkodra, ka folur rreth dyshimeve për vjedhje apo gabimeve gjatë numërimit të votave së bashku me
Ajo tregoi se pas rinumërimit e ka parë që në rastin e saj kanë dalë disa vota shtesë në vendvotime të ndryshme si dhe inkurajoi të gjithë kolegët e saj që nëse kanë fakte, ato t’i bëjnë publike dhe të kërkojnë drejtësi.
“Gjatë ditës e pash një postim në Facebook të kolegun tim, Burim Ramadani, i cili informoi se ishte korrigjuar gabimi ku ai e ka parë që i ka munguar vota dhe në fakt edhe unë në rastësi duke e parë formularin e tij e kam parë që edhe mua më ka munguar vota ime, mirëpo sot shihet që është bërë korrigjimi”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
“Tani e patëm rastin qe t’i shohim disa bashkëpartiakë të tjerë që kanë bërë ankesa. Unë them që të gjitha ankesat tona t’i bazojmë në fakte dhe t’i përcjellim rrugët ligjore, sikur që e ka bërë Burimi dhe është korrigjuar”.
“I inkurajoj të gjithë që nëse kanë fakte ato t’i sjellin dhe t’i përcjellin procedurat e rregullta”.
“Të vetmin rast që e kam parë është te kolegu Burim Ramadani, mirëpo tani i kam përcjellë këto rinumërime dhe fatmirësisht e kam parë që në të gjitha kutitë vota ime është rritur. Do të dëshiroja që këtij procesit t’i kushtohet rëndësi më e madhe”.
“Ka rritje ndoshta për 10 vota diku, diku 20 vota. P.sh. në Lipjan ishte një vend ku janë rinumëruar, në Gjilan një, pra ne vende të ndryshme”.
Shkodra po ashtu e bëri edhe propozimin se çfarë do të ishte mirë të bëhej në mënyrë që të hiqen të gjitha dyshimet rreth votave:
“Mesazhin që dua ta bart është që secili që ka fakte që vota i është prekur, duhet t’i përcjellë rrugët ligjore. Tani pasi unë e kam parë që është bërë korrigjimi, mendoj që është mirë të rinumërohen të gjitha votat”.
“Mendoj që Kosova pasi kaloi një proces të mirë zgjedhor, ishim për lakmi në gjithë rajonin, pse mos ta përmbyllim këtë proces kaq të mirë zgjedhor me një rinumërim të gjithëmbarshëm në mënyrë që t’i heqim të gjitha dyshimet”.
“Unë kam dëgjuar edhe prej partive të tjera që ka ankesa. Kam provuar edhe zgjedhjet e kaluara dhe atëherë nuk e kisha idenë se qysh shkon ky proces, por në legjislaturën e kaluar e kam parë se gjithmonë ka dyshime. Mirëpo pyetja ime është pse KQZ-ja nuk ka ndërmarrë hapa për t’i eliminuar këto ankesa që i kemi sa herë i kemi zgjedhjet”, u shpreh ajo.