Një mbajtës biletash në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar xhekpotin prej 215 milionë euro, çmimi më i madh i Lotarisë Kombëtare atje.
Fituesi tani është më i pasur sesa këngëtarja Adele apo boksieri Anthony Joshua.
Pasi bileta të jetë vërtetuar dhe paguar, mbajtësi i biletës do të vendosë nëse dëshiron të identifikohet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
15 lojtarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë fituar xhekpota prej më shumë se 100 milionë eurosh që nga fillimi i Lotarisë EuroMillions më 2004.