Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, e ka takuar ambasadorin e Republikës së Koresë Hong Sung Wook.
Berishaj nga fotografitë e postuara duket plot disponim dhe me homologun nga Koreja e Jugut kanë biseduar për situatën e sigurisë pas invazionit rus në Ukrainë.
“Ambasadori i Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj, priti në takim, ambasadorin e Republikës së Koresë z Hong Sung-Wook. Në takim u bisedua për situatën e krijuar në botë pas invazionit rus në Ukrainë si dhe për gjendjen në bashkësinë ndërkombëtare, si refleks i luftës në Ukrainë si dhe për marrëdheniet e mira me shtetin korean, duke vu ne pah mbështetjen që pritet të na e bëjnë lidhur me antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Zagreb.