Katër seanca dëgjimore janë caktuar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Seancat do të mbahen veç e veç me secilin ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kryer në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit.
Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo, pasi pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfrimua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.
Kësaj të fundit, do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.
Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.
Anekset e aktakuzës i gjeni