• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ekskluzive: Tahir Zemaj nuk lejoi tërheqjen e kufomës së Rrustem Bruçit

23/03/2022 - 12:10:53
Kur Bukoshi, dështoi me shti UÇK-në nën kontroll  u kap  keq me Tahir Zemajn

“E vërteta për luftën në Loxhë” (5). Ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Ademaj, ka thënë se Tahir Zemaj së bashku me disa ushtarë të vet kishin shkuar në fshatin Loxhë më 6 korrik 1998, pasi kishte përfunduar beteja e parë.

Ademaj ka deklaruar se Zemaj nuk ka luftuar në asnjërën nga tri betejat që janë zhvilluar në Loxhë ndërmjet ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe.“Epoka e re”Nezir Ademaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ka vlerësuar Tahir Zemajn si njeri karrierist. Ai ka thënë se Tahir Zemaj së bashku me disa ushtarë të vet kishin shkuar në fshatin Loxhë më 6 korrik 1998, pasi kishte përfunduar beteja e parë. Ademaj ka thënë se Zemaj nuk ka luftuar në asnjërën nga tri betejat që janë zhvilluar në Loxhë ndërmjet ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe.

Lexo më shumë

Konjufca i shqetësuar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Konjufca nuk ka vota për Qeverinë nga ish-opozita

November 15, 2025
8
Rasti i qenushve të mbytur në Hajvali, del autopsia, një i mitur nën hetime

Rasti i qenushve të mbytur në Hajvali, del autopsia, një i mitur nën hetime

November 15, 2025
9

Ai ka treguar se para se të kthehej nga Gjermania për të luftuar në Loxhë ka pasur kontakte dhe ka bashkëpunuar me Jashar Salihun dhe Nasim Haradinajn. “Nga Gjermania jam kthyer me Gëzim Ademajn, Maliq Ndrecajn dhe Hazer Qitakun deri në Gllogjan, kurse me urdhër të Ramush Haradinajt unë dhe Gëzim Ademaj kemi ardhur në fshatin Loxhë para 6 korrikut të vitit 1998”, ka thënë ai. Pas ardhjes në Loxhë, Ademaj ka treguar se janë mbledhur banorët e këtij fshati dhe e kanë zgjedhur komandant Shaban Shalën.Ademaj ka folur edhe për betejën e parë të Loxhës.

“Ofensiva e parë e forcave serbe ka filluar më 6 korrik të vitit 1998 rreth orës 07:00, e cila ka zgjatur deri rreth orës 13:00”, ka thënë ai. Ademaj ka treguar se falë Zotit, sugjerimeve dhe ideve të Ramush Haradinajt dhe ndihmës së ushtarëve të UÇK-së, të cilët kishin shkuar në Loxhë vullnetarisht për të luftuar, forcat serbe e kishin humbur betejën. Kurse, sipas tij, pas orës 13:00 në Loxhë është parë Tahir Zemaj me disa ushtarë të tjerë. “Pas përfundimit të betejës, rreth orës 13:00, Tahir Zemaj ka ardhur me një grup ushtarësh për përfitime karrieriste”, ka thënë Ademaj.

Po ashtu, ai ka treguar se pasi kishin rënë dëshmorë tre ushtarë, në përpjekje për t’i asgjësuar disa snajperistë serbë, në një shtëpi të një serbi në fshatin Loxhë, Zemaj kishte dhënë urdhër që ushtarët e tij të tërhiqeshin. “Zemaj urdhëroi tërheqjen e ushtarëve të tij, me arsyetim se nuk ka ushtarë të tjerë për të humbur, duke mos lejuar as tërheqjen e kufomës së Rrustem Bruçit”, ka deklaruar Ademaj.

Në këtë kontekst, ai ka treguar se Zemaj me ushtarët e tij është tërhequr nga Loxha rreth orës 03:00 të datës 7 korrik. “Tahir Zemaj ka ardhur në Loxhë edhe një herë në gusht, më duket më 10 gusht, po nuk ka marrë pjesë as në betejën e dytë e as në të tretën”, ka thënë Ademaj.

“Ardhja e Skënder Çekut dhe ushtarëve të tjerë na dha moral

”Ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Ademaj, ka thënë se pjesëmarrja e Skënder Çekut në betejën e 6 korrikut 1998 në Loxhë, së bashku me ushtarë e tjerë si Binak Dinaj, Besnik Shala, Naim Lushi, Adnan Spahiu, Xhavit Dreshaj, Naim Gjuraj, Smajl e Gani Elezaj etj., u ka dhënë moral. “Me këtë grup ushtarësh, të udhëhequr nga Skënder Çeku, e kemi ndier veten më të fortë, me moral më të lartë”, ka thënë ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ademaj ka treguar se Skënder Çeku ka qenë komandant i njërës nga pikat më strategjike në Loxhë. “Pika ku ka qenë komandant Skënder Çeku ka qenë më strategjikja dhe ushtarët kanë qenë të përgatitur mirë, gjë që është dëshmuar edhe gjatë luftimeve me forcat serbe”, ka thënë Ademaj.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Konjufca i shqetësuar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lajme

Konjufca nuk ka vota për Qeverinë nga ish-opozita

November 15, 2025
8
Rasti i qenushve të mbytur në Hajvali, del autopsia, një i mitur nën hetime
Lajme

Rasti i qenushve të mbytur në Hajvali, del autopsia, një i mitur nën hetime

November 15, 2025
9
E mitura në Pejë rrahet nga halla e saj
Lajme

E mitura në Pejë rrahet nga halla e saj

November 15, 2025
12
Vdes Muçi Shaljani, i plagosuri gjatë atentatit në Rinas
Lajme

Vdes Muçi Shaljani, i plagosuri gjatë atentatit në Rinas

November 15, 2025
13
AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike
Lajme

AAK e mbledh sot kryesinë, në rend dite qeveria dhe zhvillime tjera politike

November 13, 2025
10
Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku
Lajme

Tragjedi në Gjermani:Djali nga Kosova e humbë jetën në aksident trafiku

November 13, 2025
13
Next Post
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Pas "hajnisë" me naftën: Deputetëve iu zbriten kompensimet

Më të fundit

  • Konjufca nuk ka vota për Qeverinë nga ish-opozita
  • Rasti i qenushve të mbytur në Hajvali, del autopsia, një i mitur nën hetime
  • E mitura në Pejë rrahet nga halla e saj
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi