Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, zhvilloi një konferencë për shtyp pasi ai zhvilloi bisedime me homologun e tij ukrainas në Turqi – dhe ai foli dhe mbi këndvështrimin e tij për perspektivat e luftës bërthamore.
I pyetur nga një korrespondent i Kremlinit për gazetën ruse Kommersant nëse ai mendon se një luftë bërthamore mund të shkaktohet përmes këtij konflikti, zoti Lavrov u tha gazetarëve në Turqi: “Unë nuk dua ta besoj dhe nuk e besoj”.
Lavrov, ministër i jashtëm i Vladimir Putin që nga viti 2004, tha se tema bërthamore ishte hedhur në diskutime vetëm nga Perëndimi, për të cilin ai tha se vazhdoi t’i kthehej luftës bërthamore si Sigmund Freud, babai i psikanalizës.
“Sigurisht që na jep arsye për shqetësim kur Perëndimi, si Frojdi, vazhdon të kthehet dhe të kthehet në këtë temë,” tha Lavrov.
Ka pasur frikë se nëse Rusia ka sukses në Ukrainë, vendet e tjera fqinje mund të jenë të radhës. Lavrov tha se bisedat për një sulm të mundshëm rus kundër ish-shteteve baltike sovjetike – Lituania, Letonia dhe Estonia, tani të gjithë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – “duken si mashtrime të vjetra”.