Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka pyetur se ku kanë shkuar 45 milionë euro të përfituara nga Federata e Futbollit e Kosovës nga FIFA.
“Mendoj që është koha për ndryshime. Flitet që kanë hyrë 45 milionë prej FIFA-s në FFK prej vitit 2016, por nuk dihet se ku kanë shkuar ato para sepse nuk ka transparencë.
Kjo është porosi e keqe edhe për ata që duan me investu në futboll. E ke rastin e Hajvalisë, Vushtrrinë që ka falementuar me dy tre biznesmena. Si do t’i motivojmë ne afaristet të investojnë kur ka kaq shumë keqpërdorime” – tha Ejupi në “Pressing” të T7.
Kujtojmë se Remzi Ejupi pritet të jetë njëri nga kandidatët për pozitën e Kryetarit të FFK-së.
KE i FFK-së ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për këtë pozitë.
Kryetar aktual është Agim Ademi, i cili është duke synuar edhe një mandat katërvjeçar. /Gazeta Express/