• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Veseli: Kuvendi shpërndahet më 22 gusht

13/08/2019 - 14:02:36
Veseli: Kuvendi shpërndahet më 22 gusht

Këto komente Veseli i bëri me rastin e shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë dhe zhvillim të planeve të biznesit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Veseli tha se janë qytetarët, që përmes vendimmarrjes së tyre mund të forcojnë rininë që të ketë një angazhim edhe më të fuqishëm.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18

“Jemi në fazën e vendimmarrjes përfundimtare, zgjedhjet janë të pashmangshme. Më 22 gusht, Kuvendi i Republikës të Kosovës do të mblidhet për të shpërndarë Kuvendin. Do t’i hapet perspektivë zgjedhjeve, për arsye se qytetarët e këtij vendi janë ata që duhet të marrin vendim si do të ec Kosova për katër vitet e ardhshme. Një nga arsyet kryesore është se mund të forcohet rinia”, tha Veseli.

Duke folur për projektin e zhvillimit të të rinjve në ndërmarrësi, ai tha se projektet e tilla kanë për qëllim orientimin e buxhetit kah ndërmarrësia dhe integrimin e të rinjve që të marrin përgjegjësitë në zhvillimin e vendit.

Gjatë vitit të ardhshëm, Veseli u shpreh se buxheti për të rinjtë do të trefishohet. Teksa tha se duhet të çrrënjoset korrupsioni dhe nepotizimi, që po ndikon në demotivimin e të rinjve për të jetuar në vend.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se sot po përmbyllet një program i filluar muaj më parë, që ka pasur për synim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, e që ka rezultuar me më shumë se 200 të rinj të aftë, të përgatitur për tregun e punës.

Ai bëri të ditur se nga ky projekt janë hapur 70 biznese, teksa u shpreh se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë përkrahje dhe mbështetje për të rinjtë.

“Viti 2018 dhe veçanërisht viti 2019 shënon një ritransferim total të departamentit të rinisë, edhe të aspektit legjislativ… Ky vit, është viti i parë i lansimit të programit ‘Fondi rinor’, ka qenë një shumë prej 1 milionë euro, do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesim të rinjtë dhe organizatat rinore të profilizuara në programe, kryesisht në ndërmarrësi”, u shpreh Gashi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërsa Arbnora Salihu u shpreh e lumtur që sot falë programeve të tilla është bërë ndërmarrëse e re.

“Shpresoj që prej sot kemi me i shfrytëzu të gjithë ne që jemi certifikuar ato certifikata dhe kemi me qenë sa më të suksesshëm”, u shpreh ajo.

Trajnimet për ndërmarrësi janë zhvilluar në 7 qendra në Republikën e Kosovës, e që kanë përfshirë të gjitha komunat.

Share7TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
18
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
22
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
100
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
73
Next Post
Axha e plagosi nipin për një copë tokë

Axha e plagosi nipin për një copë tokë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi