Shqiptarët në diasporë janë të suksesshëm në shumë fusha. Një numër i madh i shqiptarë janë edhe në Austri, e ku nuk mungojnë as sukseset e tyre, shkruan Telegramisot
Të tille janë edhe dy vëllezërit Agron e Jeton Shala, nga Ozdrimi i Pejës, qe tash e 20 vite punojnë e jetojnë në Vjenë të Austrisë.
Në punishten gjigante e moderne të kompanisë “Flaka Bau” të vëllezërve Agron e Jeton Shala,në Vjenë të Austrisë e cila merret me ndërtime të larta, sheh një disipline e pune me plot vullnet.
Motoja e kompanisë se ndërtimit “ Flaka Bau” është cilësia e cila vlerësohet lartë nga drejtuesit e arkitektet austriak të Vjenës.
Vëllezërit Shala, nga Ozdrimi i Pejës, tashme janë bërë liderë në dizajnimin dhe ndërtimin e ndërtesave të larta në Austri me kualitetit, siç shihet edhe në videon e objektit gjigante që është duke u finalizuar nga një ekipe profesioniste.
Puna e tyre është pasqyruar qe te jepe vullnet e shprese se shqiptaret dita e ditës po e dominojnë dhe sfidojnë tregun evropian e botërore në çdo fushe.
Linku i Videos
Sukseset e Agronit e Jetonit na bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve bashke, ashtu siç jemi krenarë edhe me shume mërgimtare të tjetër të cilët janë shembulli më i mirë në vendin ku jetojnë e veprojnë.