• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja çfarë i shkruante Jusuf Gërvalla – Enver Hoxhës

20/02/2022 - 17:42:42
Jusuf Gërvalla dikur: “Tradhtarët e vjetër dhe tradhtarët e rinj”

Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, kishte krijuar raporte të forta me Shtetin Shqiptar gjat aktivitetit Ilegal që vepronte kunder Regjimit Komunist Serbo – Malazezo dhe Sllavomaqeon.

HTML Image as link Qries
Keto raporte Jusufi i kishte vazhduar edhe pas largimit te tij nga Vendlindja ku ishte strehuar në Gjermani, Jusuf Gërvalla, ashtu sikurse patriotët tjerë shqiptarë, çmonte shume Enver Hoxha: Shqiptaret e Kosovës dhe viset e tjera te pushtuara në Jugosllavi, Shqiprin e shinin vendin e tyre nga ku ishin shkeputur dhe nisur nga ajo, pavarsisht se qfar Ideologjie kishte Shteti Shqiptar ne ate kohe, keta kerkonin ndihmet e Enver Hoxhes dhe Shtetit Shqiptar per tu çliruar nga Pushtimi Jugosllavë.

Lexo më shumë

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
8
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
5

Në ate përjudhe e gjith Europa Juglindore kishte nje Ideologji Socialiste, keshtuqë edhe për Grupet e Shqiptarve që luftonin kunder Pushtimit Jugosllavë, kjo Ideologji ishte në përputhje me kohen.

Gazeta Express ka siguruar një letër që tashmë është publike e Jusuf Gërvallës dërguar Enver Hoxhës më 19.08.1980.

Sot po sjellim pjesën e parë të kësaj letre.

Untergruppenbach RFGJ, më 19.08.1980

I dashur shoku Enver! Ne shqiptarët e shkëputurnga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut. I gëzohemi prej së largu çdo prove të suksesshme të unitetit të pathyeshëm, parti-popull dhe kjo na bën më të fortë edhe ne. Mburrja dhe entuziazmi i ynë s’ka kufi kur kujtohemi që Shqipëria, nga një vend i varfër feudalo – borgjez, u kthy në një vend të mirëfilltë, që jo vetëm po ja del të ruaj në gji të shoqërisë së vet të paprekur kështjellën, por edhe t’i ndezë shkëndijat revolucionare të pjesës dërrmuese të popujve dhe planetit. Pa frikë se po biem në ndonjë eufori, nesër, kur këto shkëndija të kthehen në zjarre të vërteta revolucionesh. Ne jemi të bindur që bota do të ja njoh një pjesë të mëdha të meritave pikërisht atdheut tonë, Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. E qartë, duhet një punë e mundishme jashtë mase për të arritur në shkallën e sotme. Jemi në dijeni për një pjesë të madhe problemesh, me të cilat u ballafaquan Partia e Punës e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar në rrugën e tyre të ndritshme. Ajomburr dhe na jep shpresë më së shumti është fakti se në gjuhë këtë punë prej titani, PPSH dhe populli shqiptar i lirë, në udhëkryq e njërës nga sprovat më të mëdha historike, ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit dhe të guximit të pashembullt me të cilat është mekuar ndër shekuj populli i ynë i shumëvuajtur, rrugën që i jep dorë të bëhet zëdhenës i ideve më përparimtare të njerëzimit, duke ndarë si me thikë të mirën nga e keqja në botë.

Epoka e lavdishme shqiptare e Gjergj Kastriotit nxori në pah një përmasë të rëndësishme të shpirtit të popullit tonë: gatishmërinë e flijimit në shkallën më të lartë dhe të frymëzimit të papërsëritshëm të njeriut të kohës për mbrojtjen e atdheut. Dhe hyri me të drejtë në histori si epokë e Prometheut kundër të gjithë perëndive. Epoka e sotme shqiptare në Partinë e Punës dhe me ty në krye, shoku Enver, nxori në shesh edhe një dimension tjetër: etjen e madhe të shqiptarit për punë dhe për ndriçimin e plotë të mendjes. Doli në shesh njeri i ynë vërtetë nga gjiri i njërit prej popujve më të vegjël në botë, por të aftë për t’u bërë shembull për të mirë në mbarë botën. Skena e dramës së sotme shqiptare është po ajo e Prometheut të pesëqind vjetëve. Bota e krishtër është ajo që pat nisur luftën kundër kuçedrës anadollake. Dhe sa u duk që ajo botë po i gëzohej titanit Skënderbe, që po i qonte në vend tek e fundit edhe interesat e Europës. U prapsën një pas një fuqitë e kohës. Kishte një cikërrimë që nuk durohej në personin e Gjergjit dhe të popullit shqiptar: seriozitetin dhe këmbënguljenmbinjerëzore, që çështjen e shtrenjtë të lirisë e bënte të kuptohej në gjithë njëmendësinë e saj. Kështu u zbrapsën dalëngadalë edhe forcat që kishin hyrë në përpara Shqipërisë së “vogël” në lojën e madhe të dramës komuniste. Shqipëria e “vogël”, me seriozitetin dhe njëmendësinë e saj atyre ua nxori gjithë merakun në kushte të një temperature të lartë të “lojës” së nisur prej tyre. Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e Venedikut, Raguzës, Serbisë me kuçedrën anadollake, në një kohë që Shqipëria po e lante në gjak çdo pëllëmbtë të tokave të veta, nuk ndryshojnë aspak nga tradhtia sovjetike, jugosllave, kineze…që ia kthyen shpinën m-l, duke mos qenë të gatshëm t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë dhe duke mos parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të egër të epokës, imperializmit dhe kapitalizmit. Ne ndjekim me indinjatë bllokadën e egër ndaj Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që nisi imperializmi, për ta vazhduar revizionistët tradhtarë. Por zemra na bëhet mal kur shohim që atdheu ynë marshon sypatrembur, duke çarë një pas një rrethimet dhe bllokadat mizore dhe duke ndjekur me frymëzim dhe besnikëri të pashembullt rrugën e sigurt të socializmit, që është e ardhmja e afërt e të gjithë njerëzimit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në saj të ekzistimit të kësaj Shqipërie të mbarë, të fortë dhe vigjilente dhe në saje të traditave revolucionare të popullit tonë, përgjithësisht edhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të përfshira në dhunën e në padrejtësinë e pashembullt historike brenda kufijve të Jugosllavisë, ndonëse jemi dëmtuar në masë të madhe nga shtrëngimi i vazhdueshëm i darëve të shovinizmit serbo-malazezo-maqedonas, ia kemi dalë të ruhemi bukur mirë nga ujërat e zeza ideologjike të revizionistit titist.

Larg ndjenjës revanshiste, nacionaliste e shoviniste, te ne është ndezur shkëndija e luftës së pashmangshme nacionalçlirimtare, konturat e së cilës por duken në horizont.

Të nxirret pjesa e robëruar e tokave dhe e popullit shqiptar nga kthetrat e përgjakshme të social shovenistëve titistë dhe të çohet në vend vullneti i ndryshuar i popullit tonë:

Bashkimi me vendin amë, Shqipërinë. Është një e drejtë historike që iu mohua por nuk ju çrrënjos kurrë popullit tonë të vënë me shekuj përballë padrejtësive të mëdha historike po të papërkulur kurrë.

Në dëshmit të përpjekjeve dhe të luftës sonë flasin vetë faktet kampet jugosllave të përqendrimit, me barkun e tyre të akullt, që s’po resht së gëlltituri që tridhjetë e pesë vjet me mijëra e mijëra patriotë dhe revulucionarë shqiptarë.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik
Lajme

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
8
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
Lajme

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
5
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së

May 23, 2025
13
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes në vetaksidenti me biçikletë, 15-vjeçari nxënës i shkëlqyer në Bërnicë

May 23, 2025
26
Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
Lajme

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
9
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
39
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vritet aksidentalisht nga kolega polici në Zllatar

Më të fundit

  • Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës
  • Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
  • Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi