Tre persona në Pejë, janë arrestuar pasi e kanë rrahur një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Rr. Bill Klinton, Pejë 22.01.2022 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Tutje, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.