Dje rreth orës 09:40 një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Viktima është Ismet Zekaj. Ai është 65 vjeç dhe është nga fshati Carrabreg i Epërm i komunës së Deçanit.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se Zekaj do të varroset nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Carrabreg të Epërm.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Pejës, të cilët kanë thënë se ka dyshime se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:40. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Deçan. Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”, mirëpo ka dyshime se mund të ketë bërë vetëvrasje.”
Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Pejë i kanë thënë Sinjalit se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ende nuk kemi informata të detajuara për rastin. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po e presim raportin. Pa dalë raporti nuk mund të arrijmë në përfundime.”