Fetah Rudi, i cili shfrytëzon karrocën për të lëvizur, shumë shpejt do të zë vend si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me gjendjen e tij aktuale fizike, ky veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë personi i parë me karrocë që është i zgjedhur i popullit dhe merr pjesë në seanca.
AKP
Por, objekti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka të rregulluar infrastrukturën për personat me nevoja të veçanta.
“Plotësimi dhe standardizimi i kushteve për përsona me aftësi të kufizuara është synimi im në Kuvend”, ka thënë Rudi.
Rudit do t’i lejohet një asistent të ndihmojë për kryerjen e detyrave si deputet i Kuvendit. Derisa Kuvendit që nga hyrja e deri te foltorja i mungon infrastruktura për personat me nevoja të veçanta.