Shtrohet pyetja serioze pse shteti i Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk e sqaron me Behgjet Pacollin çështjen e lidhjeve të tij me UDB-në Serbe dhe dyshimet se vetura e tij BMV kishte qenë e implikuar në vrasjen e trefishtë në Shtutgart të Gjermanisë, pse shteti i Kosovës nuk e pyet Behgjet Pacollin ta shpjegoj çka bartte në një AUDI V8, e tij, të cilën nuk e ndalonin asnjë doganë Serbe para luftës dhe a kishte kontaktuar vetë personalisht disa herë gjatë luftës, sidomos gjatë bombardimit të NATOS kundër Serbisë direkt me Sllobodan Millosheviçin dhe çka kishte dashur z Pacolli në ato biseda?!
Çka dimë ne si shtet për Behxhet Pacollin, pos që babai i tij në RTS e përkrahte në të kaluarën hapur shtetin Serb i cili po suspendonte autonomine e Kosovës dhe i ftonte qytetarët Shqiptar të Kosovës që ta njihnin shtetin serb si shtet, si Republikë të tyre. Përveç kësaj ne dimë se Pacolli ishte marr në pyetje nga hetues Gjerman edhe ne lidhje me implikimin e tij të mundshëm përmes një veture BMW, në vrasjen e Jusuf Gërvalles, vrasje që sipas disa të dhënave shumë të besueshme e kishte kryer Arkani me urdhër të UDB -së Jugosllave-Serbe,por me ndihmën e pa diskutueshme të informatorëve Shqiptar të UDB-së!
Kur mendon njeri sot mirë, Kosova edhe mirë i ka punët pasi ekziston akoma sot si shtet, kur e dimë se kryetar i saj ishte per disa javë, e më vonë edhe ministër i jashtëm disa vite, servili i servilëve Behxhet Pacolli, njeriu i cili me ceremoni sllavo-komuniste ishte vëllazëruar me Bora Millosheviqin, ambasadorin Serb në Moskë. Bora po ashtu ishte vëllai i madh i Sllobodan Millosheviqit dhe ishte i vetmi shtetas i huaj Rus që e kishte gradën Kolonel i KGB-së. Po ashtu dihet se edhe dyert në Kremlin për Behgjet Pacollin i ka hapur vet Serbia, do të thotë vëllai i Sllobodan Millosheviqit Bora,i cili e kishte lidhur Pacollin me Boris Jelcinin.
Së pari e lidh Bora Milosheviçi me dhëndrin e Jelcinit e pastaj me dy vajzat e tij të cilat në Zvicër përdornin Master Karten milionëshe Bankare të firmës së Behxhet Pacollit Mabetex, ku disa vite me radhë ndiqej penalisht edhe nga kryeprokuroja e Zvicrës Karla Del’ Ponte e cila e akuzonte Behxhet Pacollin me dyshimin se po shpërlante para të pista, për qindra miliona të korrupsionit dhe të mafies ruse, dhe Karla Del’Ponte gati se ishte vrarë në Moskë gjatë vizitës hetuese të saj në kryeqytetin Rus, pasi që i ishte refuzuar bashkëpunimi nga Prokuroria e shtetit Rus.
Tash lindë një pikëpyetje e madhe lidhur me këtë skandal: Si e sa ishte e mundur që AKI-ja e Hashim Thaçit nuk i dinte këto çështje para se Behgjet Pacolli të bëhej kryetar i Kosovës apo ministër i jashtëm, ose para se Behgjet Pacolli të kishte të drejtë të formonte parti politike ma parate Serbo-Ruse?!
Shtrohet pyetja serioze e radhes se pse shteti i Kosovës, Prokuroria e Kosovës nuk po e sqaron me Behgjet Pacollin edhe çështjen e lidhjeve të tij te verteta me UDB-në Serbe dhe dyshimet se vetura e tij BMV kishte qenë e implikuar në vrasjen e trefishtë në Shtutgart të Gjermanisë, pse shteti i Kosovës nuk e pyet Behgjet Pacollin ta shpjegoj çka bartte në një AUDI V8, ne pronesi te tij, të cilën nuk e ndalonin asnjë doganë Serbe para luftës dhe a kishte kontaktuar vetë personalisht disa herë gjatë luftës, sidomos gjatë bombardimit të NATOS kundër Serbisë direkt me Sllobodan Millosheviçin dhe çka kishte dashur z Pacolli në ato biseda.
Pacolli duhet ta shpjegoj edhe një element shumë të pasqaruar deri më tani, se çka e lidhë atë me Hashim Thaçin dhe a i kishte dhuruar Hashim Thaçit 2 milion euro mito-korrupsion në shtëpi të vetë në Hajvali kur ishte zgjedhur president i Kosovës dhe pse nuk i donte në pushtet Thaçin dhe as Pacollin, as që ti kete afër, Presidenti historik Ibrahim Rugova?!
Pacolli po ashtu duhet ta shpjegoj pse dhe si kishte incizuar nga ora e tij e dorës bisedat me Astrit Haraçine,Ukë Rugovën.. dhe gruan e të ndjerit të vrarë Dino Asanajt kur i kërkonin miliona euro për të ja mundësuar Pacollit blerjen pa probleme përmes AKM-s të Hotelit Grand në Prishtinë!
Shkruan: ANALISTI – Naim Miftari