Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar rezultatet përfundimtare për kryetar komunësh në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas të dhënave, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi prin në komunën e Vushtrrisë me 291 vota përparësi.
Idrizi mori gjithsej 10 247 vota në zgjedhjet lokale apo 34.81%.
Kurse, kandidati i LDK-së, i cili udhëheqi Vushtrrinë katër vite, Xhafer Tahiri mori 9 956 sosh apo 33.82%, shkruan IndeksOnline.
Edhe në këtë komunë, sikurse në 20 të tjera, do të mbahen zgjedhjet përsëri më 14 nëntor.
Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara PDK u rëndit partia e tretë ku në balotazh shkoi LDK me VV.