Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë e reja nga Gjilani, Bardhë Isufi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës,
Njoftimin për vdekjen e Bardhës e kanë dhënë familjarët.
Njoftim mortor, Bardhe (Mustafe) Isufi
Miq, shoke, familjare,
Sot Bardha jone iku ne amshim! Largimi i hershem i saj na tronditi dhe na i beri zemrat akull. Bardhe, do te na mungoje shume ngrohtesia e perqafimit, zeri i embel, buzeqeshja e trendefilte, guximi dhe optimizmi yt i pamposhtur.
Pusho e qete pergjithmone ne zemrat tona! Falenderojme te gjithe njerezit zemerbardhe qe luftuan per jeten e saj! Ndërkaq, poetja Albina Idrizi, familjare e Bardhës, ka shkruar:
Sot vajza e kunatit, bija e dashur e familjes sonë, iku në amshim. Bardhë, o engjëll i bardhë! Zgjodhe përjetësinë për të na lënë të të kujtojmë e të jetojmë me ëmbëlsinë e të qeshurës tënde, ngrohtësinë e dashurisë tënde, paqen e prehjes tënde. Bardhë, hir e dritë.
Pritnim të të shihnim veshur me një bardhësi tjetër, o Bardha jonë. Zgjodhe të kesh engjëjt për dasmorë.
Falna, falna Bardhë, se nuk mundëm të bëjmë më shumë! Lutu, lutu atje lart Bardhë, për të gjithë ne që lë pas vetes!