Një polic në Sarajevë është arrestuar nën dyshimet për vjedhje.
Oficerët e policisë nga Sektori i Policisë Kriminale në kantonin e Sarajevë arrestuan kolegun e tyre i cili dyshohej për disa vjedhje.
Policët po vazhdojnë punën për dokumentimin e veprës penale në fjalë, ndërkohë që nuk janë publikuar detaje të tjera.
Ky nuk është rasti i parë kur policët në Bosnjë që do të duhej të luftonin këto dukuri, kapen duke vjedhur.