• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Specialja e urdhëron Policinë e Kosovës të tregojë nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

11/10/2021 - 13:16:38
Specialja e urdhëron Policinë e Kosovës të tregojë nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Specile, Nicolas Guillou e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të japë informacione të detajuara lidhur me aftësitë e saj për të garantuar sigurinë e mjaftueshme në rast të lirimit me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi kanë kërkuar që klientët e tyre të mbrohen në liri, duke “garanci” nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
2
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
103

“Gjyqtari i procedurës paraprake në këtë mënyrë: URDHËRON Policinë e Kosovës, në lidhje me ndonjë departament tjetër dhe/ose autoritetet në Kosovë nëse është e nevojshme, të sigurojë informacionin e detajuar në Shtojcën e këtij urdhri brenda dy javësh nga njoftimi”, thuhet në vendimin e marrë të premten, e që është publikuar tash së fundmi.

Më 25 qershor dhe 2 korrik, gjykatës i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Më 1 tetor, Gjykata e Apelit brenda Speciales nxori vendimet mbi ankesat e të akuzuarve kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake që urdhëroni për herë të dytë vazhdimin paraburgimit.

Apeli, ndër të tjera, i ktheu këto vendime te gjykatësi i procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm në mënyrë që ai të vlerësojë nëse Policia e Kosovës mund të zbatojë në mënyrë efektive kushtet e propozuara nga të akuzuarit ose çdo kusht tjetër të identifikuar nga ai si i nevojshëm për “zbutjen e rreziqeve të identifikuara”, që kanë të bëjnë me lirimin me kusht të tyre.

Për këtë çështje, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake që ta lëshonte këtë urdhër.

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës që, siç specifikohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të japë informacion në lidhje me: (i) autoritetin dhe aftësinë e Policisë së Kosovës për t’i kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit me kusht, monitorimit dhe kufizimit të individëve të tillë”, thuhet ndër tjerash në arsyetimin e vendimit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përveç kësaj, Policia e Kosovës mund të japë çdo informacion shtesë që konsiderohet i rëndësishëm në lidhje me zbatimin e lirimit me kusht ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Policia e Kosovës do të lidhet me çdo departament dhe/ose autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informacionin e kërkuar. Çdo pengesë teknike, logjistike ose ndonjë pengesë tjetër që e pengon ekzekutimin e duhur të Urdhrit do ngrihet menjëherë”, thuhet në vendim.

Javën e kaluar, Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thanë në një përgjigje për Gazetën Express të mërkurën e javës së kaluar.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësite, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia theksoi se “pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshem të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.”

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)

June 16, 2025
2
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
Bota

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?

June 16, 2025
103
Kjo është gjendja e fëmija e që u godit nga vetura në Pejë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës

June 16, 2025
23
Sulmohet një grua nga Kosova duke ia djegëur veturën në Leposaviq
Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin

June 16, 2025
1
Arrestohet hajni në Prishtinë
Lajme

Arrestohet hajni në Prishtinë

June 16, 2025
10
Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain
Lajme

Netanyahu: Me Trumpin jemi plotësisht të koordinuar për Irain

June 16, 2025
8
Next Post
Albi Shala, do të jetë zëri i çdo të riu dhe votuesi në Kuvendin e Pejës

Ja si duhet ta votoni Albi Shalën, për Kuvendin e Pejës (video)

Më të fundit

  • Këta janë zyrtarët e ‘Ambientit’ në Pejë të akuzuar për zhvatje të parasë publike (FOTO)
  • Zëdhënësi i ushtrisë iraniane u bën thirrje qytetarëve izraelitë: Largohuni …….?
  • Nga sot hyn në fuqi rregull i ri në Spitalin e Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi