Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në gjuhën shqipe ka thënë “urime” për fitoren ndaj Malit të Zi.
Në një konferencë për media pas ndeshjes, ai ka thënë se është shumë i kënaqur me lojën që kanë bërë djelmoshat kosovarë, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë i kënaqur me këtë lojë. Topi ka lëvizur shpejt dhe gjithçka ishte perfekte. Mentaliteti ka qenë shumë i mirë”.
Sidoqoftë ne kemi pasur shumë mundësi për të shënuar dhe në fund rezultati doli 2-0. Nganjëherë kjo mund të jetë e rrezikshme, por në fund mund të them se jam shumë i kënaqur me lojën”.
“Ne mund të themi ‘urime’ për skuadrën”.
“Natyrisht se ne nuk do të kemi kaq shumë mundësi për të shënuar kundër Çekisë apo Anglisë”.
“Sidoqoftë ne kemi lojtarë që mund të shënojnë. Nuk ishte nata më e mirë për të shënuar për Milot Rashicën apo Vedat Muriqin. Ne kemi sulmues të mirë dhe nuk jam i brengosur për këtë”.