Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit me Malin e Zi, ku Dardanët dolën fitues me rezultat 2-0.
Ishte mbrojtësi Amir Rrahmani ai i cili realizoi golin e parë të kësaj ndeshje në minutën e 10-të, njofton Klan Kosova.
Pastaj shtatlarti Vedat Muriqi arriti ta shënojë edhe golin e dytë në minutën e 34-të të takimit, kështu duke e bërë fitoren e Dardanëve edhe më bindëse.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para mijëra tifozëve që kishin mbushur tribunat për ta parë nga afër lojën.
Kujtojmë se kjo fitore e Dardanëve ka qenë e domosdoshme për ta vazhduar garën për kualifikim në Euro 2020.