Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, është shprehur se KFOR duhet të lihet të veprojë si faktor stabiliteti në pjesën veriore të Kosovës.
Ai duke folur për RTS ka thënë se në takimin e të hënës në mes të drejtuesve të KFOR dhe atyre të Qeverisë së Kosovës është propozuar që forcat e Njësisë Speciale të Kosovës të zëvendësohen me trupa të KFOR, por që ka theksuar se nuk e di nëse kjo është pranuar.
“KFOR ka qenë i pranishëm që nga 20 shtatori, kështu që është arritur të qetësohet situata, pasi që ata janë faktor stabiliteti, ata nuk duhet të lejojnë destabilizim”, ka deklaruar Drecun.