• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

CNN: Presidenti Biden u zotua të mbrojë demokracinë në Tajvan

28/09/2021 - 09:04:29
Biden premton 500 milionë vaksina të tjera për botën
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lexo më shumë

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
15
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

“Autoritarizmi, pushtetet autoritare në botë, mëtojnë t’i japin fund demokracisë. Por, ata e kanë gabim”, citohet të ketë thënë presidenti Biden gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ditë më parë.
Fareed Zakaria i CNN-it thotë se presidenti Biden ka të drejtë, meqë bota po përballet me një recesion të demokracisë. Shumë pushtete autoritare në botë e kanë lënë demokracinë, në vend se ta përqafojnë atë. Ai përmend presidentin hungarez, Orban, dhe pushtetin e tij autokratik, duke vazhduar me Nikolas Maduron e Venezuelës e deri në Ugandë.
Megjithatë, shton Zakaria, ekziston një pikë e mirë referimi e një shembulli të demokracisë-Tajvani. Sipas një publikimi të “The Economist”, Tajvani zë vendin e 11-të në botë për nga demokracia. Nga viti 2019, Tajvani është ngritur njëzet vende më lart. Testi i demokracisë në Tajvan është vërtetuar në zgjedhjet e fundit, ku Tajvani ka treguar forcë të madhe të demokracisë, të një sistemi të ri të qeverisjes, ku popullata pati rastin të zgjedh përfaqësuesit e vetë. Nga viti 2012, Tajvani ka krijuar demokracinë digjitale, duke u ofruar qytetarëve të debatojnë ose bashkëpunojnë me qeverinë. Së fundi, çdo qytetar i Tajvanit ka qasje në internet pa censurë. Prandaj, Tajvani, me të drejtë, sipas “Freedom House”, konsiderohet si ambienti më i lirë ‘online’ në botë, bile edhe para demokracive të njohura, si Gjermania ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrja qytetare është evidente edhe ‘offline’. Në vitin 2014, studentët e Tajvanit vërshuan rrugët e Tajvanit në kundërshtim të një marrëveshjeje tregtare me Kinën, duke e ‘okupuar’ edhe Parlamentin. Protestat qenë të suksesshme dhe marrëveshja me Kinën u zhbë. Besimi i qytetarëve ndaj Qeverisë tajvaneze është rritur sidomos së fundi me menaxhimin e pandemisë. Tajvani, me 24 milionë banorë, ka vetëm 16 mijë raste me Covid-19, krahasuar me vendet e tjera me numër të ngjashëm të popullsisë, ku numri i rasteve është pesëfish më i madh, si për shembull në Australi.
Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre të arriturave, demokracia e këtij vendi është e kushtëzuar: teknikisht, Tajvani nuk është një shtet sovran. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka për qëllim ribashkimin me të. Në ndërkohë, Kina vazhdon me kërcënime ushtarake ndaj këtij vendi dhe në ndërhyrje përmes dezinformatave. Ky është një shembull i mirë që t’i kujtohet presidentit Biden se demokracia në këtë vend është fragjile.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
15
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
Bota

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
25
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Bota

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
46
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine
Bota

Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine

May 30, 2025
31
Next Post
Shpërthimi në Suedi 25 të plagosur

Shpërthimi në Suedi 25 të plagosur

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi