Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë nga Tirana turin e saj Ballkanik.
A2 CNN ka siguruar agjendën e vizitës, që do të nisë me pritjen te Pallati i Brigadave, në orën 09:00. Në orën 10:00, takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe rreth orës 11:15 vizitë te një shkollë në Qerek të Krujës, ku do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi.
Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pas vizitës në Shqipëri, von der Leyen vjen nesër në Kosovë./A2