Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ardhur sot në Prishtinë për vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë, raporton Express
Rama fillimisht është pritur në Aeroportin “Adem Jashari” nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ai i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Më pas, Rama është pritur në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kabineti qeveritar, me ceremoni shtetërore.
Pas ceremonisë së pritjes, Kurti dhe Rama kanë filluar takimin në Qeverinë e Kosovës, pas së cilit do t’u drejtohen mediave.
Rama gjatë ditës do të takojë edhe krerët e partive opozitare në vend.
Pritja e Kryeministrit shqiptar, përmes fotografive:














