Kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj ka vazhduar takimet e përditshme me banorë të Prishtinës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Kësaj radhe Haradinaj ka takuar disa banorë të lagjes Emshir, me të cilët ka biseduar rreth programit të tij për Prishtinën si dhe rreth problemeve me të cilët ballafaqohen qytetarët e asaj pjese të Prishtinës.
Përmes në postimi në profilin e tij nê facebook, Haradinaj u shpreh se përfundimi i projektit të kolektorit dhe problemet me infrastrukturë të lagjes Emshir, do të kenë adresë zgjidhjeje.
Njoftimi i plotë:
Sot me disa banorë të Emshirit, në zyret e shtabit e para Prishtina.
Në një bashkëbisedim me ta, duke dëgjuar për problemet dhe kërkesat e tyre, i siguruam që programi ynë për Kryeqytetin më së shumti u përgjigjet atyre.
Përfundimi i projektit të kolektorit dhe problemet me infrastrukturë të lagjes Emshir, do të kenë adresë zgjidhjeje.
#eparaPrishtina
#punamarë