Pas eliminimit nga Carabao të Man United ditën e djeshme nga West Ham, ku Ronaldo nuk mund të bënte gjë tjetër vetëm se të shikonte takimin, ëshë momenti për t’u kthyer në stërvitje ku po përgatitet për ndeshjen e ditës së shtunë në Premier League përballë Aston Villas.
CR7 u fut në Carrington me Bentley-in e tij prej 250.000 paundësh, i njekur nga dy roje sigurie trupmëdhenj në një Range Rover.
Fituesi i pesë herë i Ligës së Kampionëve ka një koleksion makinash që përputhet më kabinetin e tij të shkëlqyer të trofeve.
Ai pak ditë më parë ishte në një Lamborghini 160.000 paundësh teksa u ndoq nga një tifoz udhurues i tij që i kërkoi ta përshëndeste dhe portugezi nuk e zhgënjeu.
Gjatë verës ai pa në fabrikën e Ferrarit në Maranello ku u raportua se ai porositi një Ferrari Monza me vlerë 1.4 milion paund. Kjo nuk është asgjë në krahasim me 8.5 milion funte që thuhet se ai shpenzoi për një Bugatti Centodieci, nga të cilat vetëm 10 janë prodhuar.
Koleksioni i tij i makinave private raportohet të jetë me një vlerë marramendëse prej 17 milion paundësh, me Bugattin që thuhet se është i preferuari i tij.