Janë bërë tre ditë që kur ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Forcat Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, për të siguruar zbatimin e kësaje mase.
Por, banorët serb të veriut të Kosovës si rezultat i pakënaqësisë e kanë bllokuar rrugën që shpie në pikat kufitare.
Ekipet e Klan Kosovës po qëndrojnë dhe po i përcjellin nga afër zhvillimet.
Kameramani Erand Hyseni, ka realizuar pamje nga Liqeni i Ujmani e deri tek protesta afër Bërnjakut.
Rruga në këtë pjesë është e zbrazët.
Situata është e qetë dhe pa ndonjë zhvillim.