Dhjetëra vetura të njësisë speciale të Policisë së Kosovës kanë kaluar pas mesditës nëpërmjet Leposaviqit dhe janë drejtuar kah kalimi kufitar Jarinjë, ku aktualisht po vazhdon bllokada e komunikacionit për shkak të masave të vendosura lidhur me marrëveshjen për target e regjistrimit.
Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për ndërrimin e policëve, pasi që rreziku në këtë pjesë ende ekziston, shkruan Ballkani.info.
Numri i serbëve të grumbulluar vazhdon të jetë i njëjtë, edhe në ditën e dytë. Disa prej tyre e kanë kaluar natën në Jarinjë, për shkak të pakënaqësive më vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Nata në Jarinjë ka kaluar e qetë dhe pa incidente. Serbët kanë ndezur zjarre në grupe nga rreth persona, duke e kaluar tërë natën jashtë.
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës në numër të madh sot në mëngjes kanë shkuar edhe në Bërnjak, në pikën tjetër kufitare me Serbisë.