Pasditja e djeshme ka qenë fatale për një punëtor kosovar.
Dje (20 shtator) rreth orës 16:40 ai ka rënë nga kati i 10 i një ndërtese ku po punonte.
Dihet se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK për mjekim.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje fatkeqe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Inspektorati i Punës.
Graçanicë, 20.09.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt i cili është në ndërtim e sipër, për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar nga një lartësi 8-10 katëshe dhe si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës