Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë – Serbi në Jarinje, shkruan Gazeta Demos.
Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa “KS”, por vetëm atyre me “RKS”.
Automjeteve që nuk posedojnë targat “RKS”, do t’u vendosen targa të përkohshme.
Forca të shumat të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka dalë në pikën kufitare në Jarinje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Masa e njëjtë pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare.
Në anën tjetër serbët e kanë bllokuar rrugën me kamionë si shprehje e pakënaqësisë ndaj masës së reciprocitetit për targat.