Qytetarë të shumtë serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinje.
Të njëjtit kanë nuk duan që të plotësojnë kërkesën për ndërrimin e targave.
Ndryshe nga sot ka filluar edhe reciprociteti me Serbinë, lidhur me targat e automjeteve.
Njësitë e Specializuara Policore të Kosovës janë nisur që herët drejt pikës kufitare në Jarinje duke përcjellur nga afër situatën atje.
Në një video të publikuar së fundi shihet se qytetarët debatojnë duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.
Por në këtë rast njëri nga zyrtarët policorë të Kosovës flet shqip duke thënë se “Protestën askush nuk ua ndalon, por duhet të vazhdoni”.
“Me protestu po, por rruga duhet të lirohet”, vazhdon tutje ai.
“E lironi rrugën, vazhdoni ose mbrapa ose para. Rruga duhet të lirohet. Mos na merrni shumë kohë, vendosni”.
Zyrtari policor thekson se ose duhet të vazhdohet ose të kthehen prapa.