• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Daut Haradinaj: E kam zgjidhjen e shpejtë për rrugën “Muharrem Fejza” dhe lagjen Mati

20/09/2021 - 06:11:53
Daut Haradinaj: E kam zgjidhjen e shpejtë për rrugën “Muharrem Fejza” dhe lagjen Mati

Kandidati për të parin e Prishtinës për secilën lagje ka plane për zgjidhje konkrete të problemeve të vazhdueshme e të zvarritura nga qeverisjet e mëparshme, siç ndodh me rrugën “Muaharrem Fejza”, e cila ka kohë që është bërë pengesë për të gjithë banorët dhe lagjet që lidhen me të.

Daut Haradinaj, që nga fillimi i këtyre zvarritjeve për rikonstruktimin e kësaj rruge, ka ngritur zërin dhe tërhequr vërejtën për neglizhencë totale të qeverisë komunale.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
0
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0

Sipas Haradinajt, ‘saga’ e kësaj rruge dhe kjo mënyrë e papërgjegjësie totale, do të marrë fund, përgjithmonë.

Ndaj, rikonstruktimit i rrugës “Muharrem Fejza”, bashkë me rrugët lidhëse me të, janë zgjidhjet e shpejta të udhëheqjes në ardhje, përfshirë këtu edhe infrastrukturën nëntokësore dhe asfaltimin e saj.

Ndërsa për Lagjen Mati, dy janë çështje që Haradinaj do të fokusohet gjatë mandatit të tij: ndërtimi i rrugës “A” si dhe proces të shpejtë të pranimit teknik të ndërtesave me banim kolektiv.

Sipas këtij plani, ndërtimi i rrugës A do ta shkarkojë ndjeshëm qarkullimin e dendur në komunikacion, ndërsa ndërtimi i kolektorit mbi lumin Mat do ta largojë rrezikun e infeksioneve dhe kundërmimin e tmerrshëm nga ujërat e zeza, që derdhen mbi sipërfaqe.

Po ashtu, ndërtimi i një çerdhe publike është nënvizuar në programin e Haradinajt, kjo edhe për faktin se kostoja e lartë e kopshteve private, po i detyron prindërit të kësaj lagjeje ta rrezikojnë vendin e punës për t`u kujdesur për fëmijët.

Që në fillim të qeverisjes nga Haradinaj, procesi i pranimit teknik të objekteve apo banesave kolektive do të përfundojë shpejt dhe banorët të pajisen me certifikatën e pronësisë, e cila u mundëson që pasuria e tyre e patundshme të jetë aset hipotekar, thuhet në këtë program.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dihet, lagjja Mati, në rregulloren komunale është ndarë në tri bashkësi lokale, të cilat Haradinaj, me seriozitetin e tij, do të angazhohet për funksionalizimin e bashkësive lokale, formimin, organizimin e këshillave të qytetarëve dhe ndërtimin e një qendre komunitare për të rinj e të moshuar.

Meqenëse kjo lagje është njëra ndër më të populluarat e Prishtinës, në programin e Haradinajt përfshihet edhe vënia e tabelave digjitale njoftuese dhe, për çdo kompleks banesor, nga një sallë për çështje komemorative.

Në mënyrë që Matit t’i kthehet qetësia dhe atraksioni, disa nga veprimet më të shpejta që Haradinaj paralajmëron që do t’i realizojë janë: ndriçimi i rrugëve anësore, vendosja e kamerave sipas sistemit CCTV, ndërtimi i një qendre sportive multifunksionale, si dhe krijimi i hapësirave të gjelbra me fushore rekreative.

Haradinaj. po ashtu zotohet se Qendra e Mjekësisë Familjare, MATI, duhet të jetë e hapur edhe ditëve të fundjavës, njëkohësisht me plotësim të domosdoshëm të saj me shërbime laboratorike, dentare, gjinekologjike etj.

Për Daut Haradinajn këto që u thanë janë lehtë realizueshme, vetëm duhet pasur vullnetin dhe guximin për të vepruar shpejt dhe arsyeshëm.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
0
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
0
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
0
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
0
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
0
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
2
Next Post
Polici kosovar serbëve që bllokuan rrugën: Lirone rrugën ose mbrapa ose para

Polici kosovar serbëve që bllokuan rrugën: Lirone rrugën ose mbrapa ose para

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi