Një vullkan ka shpërthyer të dielën në ishullin La Palma të Spanjës, që ndodhet në Oqeanin Atlantik.
Vullkani bëhet e ditur se ka shpërthyer pas një aktiviteti seizmik gati njëjavor, duke shtyrë kështu autoritetet që të nguten për evakuimin e 1,000 personave pasi rrjedhat e lavës zvarriteshin në drejtim të shtëpive që ndodhen në ishull.
Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie ka bërë të ditur për shpërthimin e vullkanit, i cili për herë të fundit kishte shpërthyer në vitin 1971.
La Palma, është një ishull i banuar nga 85,000 njerëz dhe ndodhet tek pika më e afërt me Afrikën, apo rreth 100 kilometra nga Maroku.