Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë, monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës pranë gjykatave të Kosovës.
FDHK në vazhdimësi ka publikuar dhe do të publikoj analiza të rasteve dhe buletine, që do të shërbejnë për të qenë më të informuar mbi këto procese gjyqësore.
Në këtë buletin janë paraqitur të dhënat e përgjithshme mbi proceset gjyqësore për krimet e luftës në Kosovë, për periudhën kohore janar – qershor 2021.
Për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë është kompetente Prokuroria Speciale e Republikës së
Kosovës (PSRK), përkatësisht Departamenti për Krime të Luftës. Aktakuzat, të cilat ngrihen nga PSRK, gjykohen nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Aktualisht, pranë gjykatave të Kosovës janë duke u zhvilluar dhjetë (10) procese gjyqësore për krime të luftës ku janë të akuzuar tetë (8) persona, prej tyre janë pesë (5) serbë dhe tre (3) shqiptarë. Duhet të potencohet se i pandehuri Zoran Vukotiq është i akuzuar në katër (4) raste.
Prokuroria kundër …
GORAN STANISHIQIT – ZORAN VUKOTIQIT – VUKOTIQI I (RIGJYKIM)
ZORAN GJOKIQIT – ZORAN VUKOTIQIT – VUKOTIQI II (RIGJYKIM)
ZORAN VUKOTIQIT IV – ZORAN VUKOTIQIT – VUKOTIQI III
ZLLATAN KRSTIQIT DHE DESTAN SHABANAJT – SYLEJMAN SELIMIT (RIGJYKIM)
REMZI SHALËS (RIGJYKIM- NENAD ARSIQIT
Procedura paraprake:
Ndërsa, dy (2) persona janë të arrestuar si të dyshuar për krime lufte në Kosovë, procedura ndaj të cilëve është ende në hetime-procedura paraprake.
MUHAMET ALIDEMAJT (NË PARABURGIM) – SVETOMIR BAÇEVIQIT (NË PARABURGIM)
Gjatë periudhës janar – qershor 2021, në rastet për krimet e luftës në Kosovë, janë mbajtur 35 seanca gjyqësore në total dhe janë dëgjuar 32 dëshmitarë.
AKTGJYKIMET E SHPALLURA GJATË PERIUDHËS
JANAR – QERSHOR 2021
I pandehuri Zoran Gjokiq, me datën 11 shkurt 2021, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh, për dëbim, maltretim, plaçkitje dhe vrasje të civilëve shqiptarë, të cilat kanë ndodhur në qytetin e Pejës/Peć, në datën 28 dhe 29 mars të vitit 1999. Aktualisht, procedura është në apel. Për më shumë lexoni komunikatën e FDHK-së.
Të pandehurit Zllatan Krstiq dhe Destan Shabanaj, në datën 23 mars të vitit 2021, janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Krstiq është dënuar me katërmbëdhjetë (14) vite e gjashtë (6) muaj burgim për dëbim, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të paligjshëm të pasurisë, torturë dhe vrasje ndaj popullatës civile shqiptare, të cilat kanë ndodhur në datën 26 mars të vitit 1999 në fshatin Nerodime e Epërme/Gornje Nerodimlje të komunës së Ferizajit/Uroševac. Shabanaj është dënuar me shtatë (7) vite burgim për përdhosje, poshtërim dhe trajtim nënçmues të trupave të pajetë duke i zbatuar urdhrat dhe duke kontribuar në varrosjen e pa dinjitetshme të viktimave civile. Aktualisht, procedura është në apel. Për më shumë lexoni komunikatën e FDHK-së.
I pandehuri Zoran Vukotiq (Vukotiqi IV), në datën 05 korrik të vitit 2021, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, për maltretim dhe dhunim si krime lufte, që kanë ndodhur në datën 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri/Vučitrn. Tani procedura është në apel. Për më shumë informata lexoni komunikatën e FDHK-së.
Në proceset gjyqësore, ku të pandehurit kanë qenë serbë, ka pasur vonesa në përkthimin e dokumentacionit gjyqësor, posaçërisht të procesverbaleve të shqyrtimit kryesor, prej gjuhës shqipe në gjuhën serbe.
Prokuroria kundër…
ZORAN VUKOTIQIT (VUKOTIQI I)
Në datën 30 janar të vitit 2019, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë dhe pjesërisht lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
ZORAN VUKOTIQIT (VUKOTIQI II) Në datën 9 janar të vitit 2019, Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
ZORAN VUKOTIQIT (VUKOTIQI III) Në datën 30 janar të vitit 2019, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë dhe pjesërisht lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
SYLEJMAN SELIMIT (DRENICA I) Në datën 9 janar të vitit 2019, Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.