Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, çdo ditë e më shumë po afron njerëz të profileve të ndryshme në këtë komunë.
Ai sot ka publikuar fotografinë ku ekipit të tij i janë bashkuar edhe dy vajza.
“Rrugës sonë të përbashkët drejt fitores iu bashkangjitën edhe dy vajza të reja ambicioze, të cilat janë me ide të qarta për zhvillim dhe ndryshim. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Berisha.
Berisha është kandidat i AAK-së dhe në zgjedhjet e 17 tetorit garon me numrin 121.