Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë tri raste të dhunës në familje, prej të cilave dy janë në Prishtinë.
Në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga vëllai i saj. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti dytë është që një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër ka ndodhur në Rahovec, ku i dyshuari nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ndërkaq më 3 shtator kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, mirëpo të dyshuarit nuk janë arrestuar deri dje. Njëri ka ndodhur në Gjakovë e tjetri në Rahovec.