Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, iu është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit po akuzohet nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, për fryrje të shifrave të shpronësimit në autostradën Pejë-Prishtinë.
Konjufca, në emisionin ‘dPt te Fidani’, e ka akuzuar për korrupsion kreun e AAK’së, duke thënë se ky i fundit mund të përfundojë në Prokurori.
“Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë mund të vlerësohet edhe si marrje e rolit të prokurorit nga ana e Konjufcës.
“Dëgjoni vetëm shpjegimet dhe gjetjet që i ka bërë Ministri i Financave për pagesat astronomike, duke manipulu shifrat astronomike për shpronësim të tokave… Për korrupsionin nuk është kredibil as për me e zënë në gojë”, ka thënë tutje ai.