Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se 22 vite pas themelimit të Policisë, pavarësia e saj ka degraduar skajshëm.
Qalaj ka deklaruar se shumë pjestarë të Policisë së Kosovës kanë sakrifikuar edhe jetën duke mbrojtur popullin, por që policin në vend s’e mbron askush.
“Policia e Kosovës sot shënon 22 vjetorin e themelimit të sajë . Kaluan 22 vite që nga dita kur në Akademin Policorë në Vushtrri filloi trajnimin gjenerata e parë e katedëve të Policisë së Kosovës ( Shërbimit Policor të Kosovës ). Dhë që nga ajo ditë Kosova dhe populli i sajë fiton institucionin që do të kujdeset për sigurin e sajë .
Janë djemt dhe vajzat e këtij vendi që me uniformen blu do ti sherbejn këtij populli të vuajtur me shekuj.Dhe gjatë këtyre viteve Policia e Kosovës është trajnuar , zhvilluar , është profilizuar e strukturuar dhe është rritur në numër . Ka kaluar shumë sfida duke kryer më sukses detyra të vështira , duke planifikuar e zhvilluar operacione shumë komplekse . Shumë pjestarë të sajë janë trajnuar e shkolluar në institucionet me renome në fushen e sigurisë në shtetet më të forta të Botës.
Dhë gjatë këtyre viteve duke kryer detyrat e ngarkuara me Ligjin e Policisë duke u përballur me rreziqe të ndryshme kanë humbur jetën në krye të detyrës 21 pjestarë të Policisë së Kosovës . Ata kanë vdekur duke mbrojtur pronen , liritë themelore dhe jetën e qytetarëve , duke mbajtur rendin dhe sigurin publike , duke ofruar siguri në komunikacion duke kontrolluar kufirin shtetëror pra duke mbrojtur sovranitetin vendit . Po ashtu shumë të tjerë gjatë kryerjës së detyrave Policore kanë marrë lëndime të ndryshme duke humbur edhe gjymtyret e trupit.
Që nga filli i pandemis Policia e Kosovës është njëri nga institucionet kryesorë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve në luften kunder Covid 19 . Dhe gjatë përballjes me këtë virus të tmerrshëm PK-ja ka humbur edhe 24 pjestarë të sajë për shkak të infektimit me Covid 19 dhe me qindra të tjerë që i kanë mbijetuar infektimit.
Dhe gjersa shumë pjestarë të sajë kanë sakrifikuar edhe jetën duke mbrojtur popullin e sajë sot askush nuk e mbron zyrtarin Policor pra Policin e Kosovës . Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës e ka hallin se si të qendroj sa më gjatë në poziten që e mban duke e shtrirë qafen dhe implementuar qdo kërkes që i vie nga shefi i tijë i Politikës , ndërsa Ministri është duke bërë përpjekje që sa më shumë të cenoj pavarësin institucionale të Policisë së Kosovës duke përfshi këtu edhe qështjet operacionale. Ndërsa gjatë ketij viti sidomos duke implementuar masat anti Covid shumë polic janë nënqmuar , kërcënuar edhe me jetë , sulmuar e lënduar lehtë e rëndë dhe askush nuk e ka ngrit zerin në mbrojtje të tyre bile as edhe sindikata e Policisë.
Gjithmon ka pasur tendenca nga zyrtarë të MPB-së qoftë nga stafi Politik apo edhe nga disa nga shërbyesit civil që sa më shumë Policisë së Kosovës tu cenohet pavarësia institucionale mirpo gjithmon PK-ja ka arrit fuqishëm që të rezistojë . Mirëpo fatkeqësisht sot nuk është ashtu .
Edhe pse me ligjin e Policisë me anën e Nenit 5 është e rregulluar marëdhënja në mes të Policisë dhe Ministrisë ku edhe thuhet po e citoj : Autoriteti i Ministrit nuk përfshin menaxhimin operacional të Policisë sot ministri thuajse komandon direkt me Policinë .
Pas mbledhjes se Këshillit të Siguris së Kosovës ku antarë është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë , Kryeministri Albin Kurti ndër të tjera tha se me propozim dhe vendim të Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla orari i punes së PK-së do të jetë me ndrrime 12 orëshe ne vend të ndrrimit 8 orësh gjë që është e pa pranueshmë dhe në kundështim me ligjin e Policisë pasi që PK-ja vet bënë planifikimet dhe në rast se ka nevoj operacionale ajo kalon në orarin 12 orësh dhe për shkak se angazhimi në luftë kundër COVIC 19 mund të zgjas më shumë i propozon ministrit që ai të merr aprovimin nga qeveria për shkak të pageses së oreve shtesë.
Ministri është duke urdhëruar drejtorin e Policisë që cilin eprorë apo komandant ta shkarkoj , cilin ta vendos në vend të tyre , ku ti caktoj të shkarkuarit e sidomos tani që po afrohen zgjedhjet në cilat komuna cilët komandant duhet shkarkuar ( Lipjani , Skenderaji ….).
Ministria vendos edhe per ceremoni te Policisë së Kosovës se kush duhet thirrur prej mysafirëve , kujt duhet që ti ipet fjala , kush dhe ku do të ulet gjatë ceremonis e qka është edhe më keq ftesat që i bëhen të ftuarve më nuk shkojn nga Drejtori i Përgjithshëm nëpërmjet Ministrit mirpo direkt nga Ministri .
Në ceremonit e hapjes së pikave kufitare sikurse ishte rasti me hapjen e pikes kufitare me Maqedonin e Veriut në Restelic -Strazimir Drejtorit të Përgjithshëm as nuk i jepet fjala as nuk e lejojn që të ulet në rreshtin e parë gjatë ceremonis edhe pse stafi i tijë do të jetë përgjegjës për këtë pikë kufitare.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm si njeri i njohur per nga mungesa e integritetit dhe si një njeri mjaft tinzar që është , ai hesht dhe për të qdo gjë është mirë gjersa ai të jetë mirë dhe as që mërzitet për degradimin që është duke iu bërë institucionit që ai është ende duke e udhëhequr . Për të është me rëndesi që emri i tijë mos të përmendet askund .
Drejtori i përgjithshëm i ka shuar të gjitha zerat e Policve edhe kua ata tentojn që të ankohen me të drejtë për nevojat logjistike që i kanë si dhe per pengesat operacionale .
Mos të harrojm që Qeverit shkojn e vijn , Ministrat e Brendshem ndrrohen shpesh , Drejtoret e Pergjithshem të Policisë janë me mandat të caktuar dhe ndrrohen dhe vijn te tjeret , ndersa Policia eshte po e njejta per nje kohe të gjatë. Ajo duhet mbështetur financiarisht pra duhet që të rritet buxheti , ajo duhet mbeshtetur me trajnime te te gjitha llojeve e sidomos me trajnime te avancuara , ajo duhet mbështetur me legjislacion modern , me menaxhment me integritet te lartë e me se shumti qe PK-ja ka nevojë është që të jetë sa më e pavarur nga aspekti operacional pamvarësisht se kush është sot
ne pushtet apo kush mund të vie neser.
Policve ju duhen rritje te pagave dhe sigurim jetësor e shendetësor si dhe Ligj per pensionim te parakohshëm.
Të gjithë Policve të Policisë së Kosovës aktiv dhe të pensionuar urime 22 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës .
Lavdi jetes dhe veprës së Policve të rënë në krye të detyres dhe policve të tjerë që sot nuk janë fizikisht më në mesin tonë” shkruan Qalaj në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.