Një 26 vjeçare nga Vitia ka vdekur pas infektimit me COVID-19.
Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve.
Por pas lindjes, të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur për Express anesteziologu, Gazmend Spahija.
“Gruaja ka vdek sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka thënë ai.