Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, është takuar sot në Slloveni me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Takimi i tre liderëve vjen në kuadër të punimeve të Forumit të Bledit në Slloveni.
“Forumi i Bledit në hije të Open Ballkan. Mirësevini miqtë e mij të dashur”, thuhet në postimin e presidencës serbe në fotografinë me Ramën e Zaev.
Kujtojmë se në Slloveni për të marrë pjesë në këtë forum ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.