Ushtria amerikane kishte një marrëveshje të fshehtë me talebanët ku luftëtarët kryengritës që shoqëruan amerikanët në portat e aeroportit në Kabul, në përpjekje për të evakuuar nga Afganistani. Lajmi bëhet i ditur nga dy zyrtarë të mbrojtjes te SHBA.
Një nga zyrtarët gjithashtu zbuloi se forcat speciale të operacioneve amerikane ngritën një “portë sekrete” në aeroport dhe krijuan “qendra thirrjeje” për të udhëhequr amerikanët përmes procesit të evakuimit, raporton CNN.
Zyrtarët thanë se amerikanët ishin njoftuar që të mblidheshin në “pikat e grumbullimit” të paracaktuar pranë aeroportit, ku talebanët do të mblidhnin amerikanët, do të kontrollonin kredencialet e tyre dhe do t’i çonin në një distancë të shkurtër në një portë të drejtuar nga forcat amerikane, të cilët po qëndronin pranë për të lejuar ata brenda në turma të mëdha afganësh që kërkojnë të ikin.
Trupat amerikane ishin në gjendje të shihnin amerikanët të afroheshin me shoqëruesit e tyre talebanë.