Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tetë i banesës në Fushë Mëzez Kashar në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të Policisës, rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.