Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës sot, në mënyrë elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në këtë mbledhje është marrë vendimi për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Në vendimin e siguruar nga Telegrami sot, kryesues i këtij komiteti do të jetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq zëvendëskryesuesi do të jetë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Anëtarë të këtij komiteti do të jenë përfaqësues nga presidenca, të gjitha ministrisë, IKShPK, ShSKUK, AVUK, AKI, Policia, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Këshilli për Siguri, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.
Përmes këtij vendimi parashihet që ky komitet të obligojë komunat që të themelojnë nënkomitetet komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë.