• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Para 108 vjetësh lindi gjeniu i prozës moderne shqiptare

13/10/2019 - 17:10:24
Para 108 vjetësh lindi gjeniu i prozës moderne shqiptare

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, sepse Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i shkrimit.

Ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të.

Lexo më shumë

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

October 17, 2024
34
Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

April 1, 2024
145

Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh, shkruan voal.ch, transmeton klankosova.tv.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. Fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare ishte i ndjeshëm në vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë së tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.

Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. (“Veprat” e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli “Mësues i Popullit” post-mortem në vitin 1957.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi
Kulture

Ministri Peci: Në mandatin e tim i investuam mbi 300 milionë në bujqësi

October 17, 2024
34
Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas
Kulture

Kultivimi i kulturës së muzikës tradicionale tek të rinjtë në Drenas

April 1, 2024
145
Ekspozita, Ilirët e fundit në Kelmend, prezantohen në Francë
Kulture

Ekspozita, Ilirët e fundit në Kelmend, prezantohen në Francë

January 21, 2024
91
Parashikimi: AAK-ja me Nismën do t’i marrin mbi 20 deputetë
Kulture

Parashikimi: AAK-ja me Nismën do t’i marrin mbi 20 deputetë

January 19, 2024
8
Çfarë thotë krijuesi i hitit të përjetshëm “Mora fjalë”
Lifestyle

Çfarë thotë krijuesi i hitit të përjetshëm “Mora fjalë”

October 28, 2023
31
Vdes skulptori Luan Mulliqi
Kulture

Vdes skulptori Luan Mulliqi

October 22, 2023
30
Next Post
Stresi në punë i pashmangshëm, si ta kapërceni atë

Stresi në punë i pashmangshëm, si ta kapërceni atë

Më të fundit

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
  • Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
  • Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi