Me iniciativën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, sot familja Kuqi nga Studenica e Istogut ja ka fale gjakun e babës familjes Kabashi, nga Gurrakoci i Istogut.
Telegramisot, ka mësuar nga burimet e veta se këto familje ka qenë ne gjake qe disa vite.
Ky gjeste i familjes Kuqi, është akt madhështor, e burrërore të cilët me ketë veprim e kanë ndëruar familjen e kombin shqiptare ane e mbanë.
Kjo nuk është hera e pare qe deputeti dhe kandidati për kryetar të Istogut Beke Berisha, merre këso iniciativa për ti pajtuar familjet shqiptare të cilat fatkeqësisht kanë ra në gjakë me njëra tjetrën.
Para disa muajve Beke Berisha, në ditën dëshmorëve, ai së bashku me bashkëluftëtarë e miq të tij ishin në Orroberdë ku familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj.
Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të arrijnë përpara.
Foto nga pajtimi në Orrobërd
Qofshi faqebardhe”, kështu kishte deklaruar Berisha, në momentin e pajtimit të këtyre dy familjeve.