Ish Koordinatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka publikuar një shkrim në rrjetin “Facebook”, me titull “Ushtria” digjitale e Albin Kurtit.
Ai thotë se pas çdo shkrimi, deklarate, interviste apo ndonjë postimi të thjeshtë në rrjete sociale, që përbanë tonë tërëisht tërsisht racionale kritike ndaj të bëmave apo të pabëmave të Albin Kurtit dhe antarëve të qverisë se tij, autorët, sipas tij, përballen me një armatë të tërë primitive digjitale.
“Kosova, me intelektualët e saj, me të gjithë ata politikanë të saj që mirëqenien e vendit e kanë vendosur mbi çdo interes tjetër, me gazetarët e saj, me njerëzit e saj nga bota e artit e nga shoqëria civile përgjithësisht, nuk zbrapset nga misioni saj për ndërtimin dhe sigurimin e një vendi dhe shoqërie demokratike, ku zëri dhe rezistenca qytetare ndaj të keqës është vlerë, mbi çdo vlerë tjetër”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
“Ushtria” digjitale e Albin Kurtit
Pas çdo shkrimi, deklarate, interviste apo ndonjë postimi të thjeshtë në rrjete sociale, e që përmbanë tone tërsisht racionale kritike ndaj të bëmave apo të pabëmave të Albin Kurtit dhe antarëve të qverisë se tij, autorët përballen me një armatë të tërë primitive digjitale.
Kjo far ‘ushtrie’ digjitale e Albin Kurtit, gjykuar nga “kultura” dhe niveli i shkrimit, shihet se përbëhet kryesisht, por jo vetëm, nga analfabetë primitivë. Ata, pjestarët e kësaj ‘ushtrie’, duke përfshirë edhe figura publike të VV-së, të fshehur si strucat prapa llogarive dhe faqeve në rrjete sociale (jo pak nga këto profile të rrejshme) me gjasë, dirigjohen nga “komandanti suprem” Albin Kurti dhe rrethi i tij.
Ata të mjerë nuk kanë asgjë tjetër pos që armë kryesore kanë komentet me plot sharje, mallkime, kërcime nga më të padëgjuarat. Këta të mjerë, njësoj si “eprorët” e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e sjelljes dhe kodin shqiptar të nderit.
Në rafshin e komunikimit modern politik, medial, kulturor e social, këta, s’bashku me ‘komandantët’ e tyre po instalojnë luftën qorre kibernetike midis “qytetarit të Kosovës” e qytetarit të Kosovës. Helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt. Nga komentet shihet se shumica nga komentuesit as që kanë potencën intelektuale dhe nuk i lexojnë shkrimet fare. Mjafton që ndonjëri ’më i lexuar’ jep ‘komandën’ dhe prit pastaj të tjerët si lëshohen verbërisht në komente, në një garë qesharake se cili do t’i dal në ‘mbrojtje komandantit suprem’ më fuqishëm duke leshuar fyerjet më çnjerzore ndaj autorëve të kritikave, që zakonisht janë politikanë, gazetarë, intelektual, personalitete nga kultura, letërsia e shkenca, shoqëria civile përgjithësisht etj.
Ata të mjerë duhet ta dinë se kjo luftë qorre kibernetike, e dizenjuar si mjet për ngulfatjen e çdo zëri kritik në shoqërinë tonë, është e humbur. Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mundet me i mbulue deshtimet evidente të Kurtit dhe qeverisë së tij në të gjitha rrafshet, pa perjashtim.
Kosova, me intelektualët e saj, me të gjithë ata politikanë të saj që mirëqenien e vendit e kanë vendosur mbi çdo interes tjetër, me gazetarët e saj, me njerëzit e saj nga bota e artit e nga shoqëria civile përgjithësisht, nuk zbrapset nga misioni saj për ndërtimin dhe sigurimin e një vendi dhe shoqërie demokratike, ku zëri dhe rezistenca qytetare ndaj të keqës është vlerë, mbi çdo vlerë tjetër.