Përçarjet brenda strukturave të listës “Guxo” të shfaqura së fundmi në disa digë si në Ferizaj, Gjakovë dhe Istog, por edhe degë të tjera, nuk janë diçka e re për themeluesit e kësaj liste.
Këto përçarje kishin filluar që nga formimi i Qeverisë Kurti 2 dhe zgjedhja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas informatave që ka portali Parrotlla.org, shumë anëtarë të kryesisë së lartë të listës “Guxo” kanë mbetur të zhgënjyer që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Sipas burimeve tona, arsyet janë: injorimi, mos respektimi i marrëveshjeve dhe mos përmbushja e obligimeve ndaj degëve të kësaj liste në disa komuna të Kosovës.
Një zyrtare e lartë e listës “Guxo” në degën e Pejës, kohë më parë ka dërguar një mesazh drejt redaksisë së portalit Parrotlla.org, ku tregon se si janë shfrytëzuar nga drejtuesit e kësaj liste, të cilën e quan “Lista Fantome Guxo”.
“Na kanë kryp rrena, jau kem hap zyrat vet i kem pagu, asnjë cent nuk na u kanë përgjigj si i morën votat, na i mbyllën telefonat, askujt mo me i fol jo”, thotë ajo, identiteti i së cilës është i njohur për redaksinë e Parrotlla.org.
Ajo thotë se së bashku grupin e koordinatorëve kanë tentuar të takohen me Vjosa Osmanin, të paktën për t’ia uruar postin, por nuk janë lënë me arsyetimin se ka qenë kundër Kushtetuese, me libreza të mëdha të Partisë, e cila sipas saj nuk ekziston hiç.
Zyrtarja tregon se pas shumë përpjekjeve, më në fund kanë arritur të sigurojnë një takim me Donika Gërvallën në Dubovik të muzeu i Gervallajve.
Për këtë takim thotë se janë mbi 2 orë incizime, të cilat sipas saj, nëse dalin në opinion, shkaktojnë ‘tërmet’ për drejtuesit e listës Guxo.
Më poshtë po ju sjellim mesazhin e plotë të anëtares së lartë të kryesisë së listës “Guxo”, identiteti i së cilës është i njohur për redaksinë e parrotlla.org:
Na kanë kryp rrena, jau kem hap zyrat vet i kem pagu, asnjë cent nuk na u kanë përgjigj si i murrën votat, na i mbyllën telefonat, askujt mo me i fol jo. I mbyllen zyrat 70 ditë na u ka dashtë me prit me e sigurua një takim.
Me 15 maj jemi organizu si grup i koordinatorëve me pas një takim te Vjosa, me shku me jau bo të paktën perhajr postin, Fatoni s’na la s’ka shancë me u bo objekt i Gjykatës Kushtetues, demek na me libreza të mëdha të Partisë që nuk ekziston hiq shkuam në Prishtinë te zyrat, dyert mbyllur, u ulem një lokal përball Zyrave në Prishtinë, na kish përcjell truproja e Vjosa Osmanit edhe nga frika se po dalim medja na leshoj nje SMS po thot Donika, tha javën e ardhshme ju njoftoj për takim dhe vendin. Ok u pajtuam, i tham po presim. U shpërndamë, pritem 1 javë, s’ka takim as njoftim. U aktivizuam prapë për një takim në Prishtinë në nivel të Kosovës koordinatoret e degëve edhe tash vendosem me thirr media, kur e kanë hetua menjëherë reagoi këshilltari Donika Gërvalles, i cili na tha : po thotë po thotë Donika me 1 qershor në ora 16:00 takohemi Dubovik të muzeu i Gervallajve.
U organizuam mirë, ne shkuam te koordinuar me agjendë të përbashkët edhe kur shkuam, Donika, Fatoni dhe Jeta Statovci me nja 10 këshlltarë të veshur me kravata gllanc krejt kishin qit flija çaj rusi tu u mundu me na zbut po s’ja dolën valla, s’kem lonë gjo pa ju thanë po as nuk na e kanq mungu veq që s’na perzuni prej shpisë Donika, aq injorante ish, me fjalë të Vjosa Osmanit dhe Fatonit folke krejt.
Kulmi i krejt ish kur na thanë s’ju kem kërkua votë as unë as Vjosa as Fatoni me na votu. “A s’po keni punë me punu që po pritni mu taku me mu a ka ndonjë punë që dini me e bo ju. Une kurrë s’kom kërku punë nga dikush kom lyp vet, lypni edhe ju”, edhe ja nisi po qan, prej kuj po qan, prej atyre që e kanë votu, ia kanë pagu krejt fushatën edhe zyrët asnjë cent kujt dhanë s’jau kanë edhe ose kur ju kanë kanë jepë para ndonjë biznismen, boll kishe me iu ndihmu këta shtinin paratë në gjep, e na budalltë pagujau zyret edhe vizitkartat ua kem pagu na me paret tona, rrenceve me postera me krejt.
600€ veq zyrët në Pejë i kem pas qira mujore 1200€ kemi pagua vet na grupi iniciues tu mendu që formojnë parti, e këto s’kishin pas planë me formu parti po kanë bo marrëveshje me LDK mi kthy antarësinë në LDK, VV rrejnë tash që i dolën Ferizaj edhe degtë e tjera ua qiten rrenat. E kom videon e qati, takimi se me qit ne opinion tërmet bon çka është diskutua në at takim me mbi 52 koordinatorë në nivel të Kosovës, s’dojshin me m’lon as me inçizu Fatoni e Donika m’kanë shti këshilltar të Donikës edhe me m’provoku me m’qit e me ma vjedh telefonin, puna qasaj video, po jom tu prit tash me qit videon si t’ja nisin rrenat e listës fantome Guxo me pa kush është Donika Gërvalla s’ka lyp më votë prej popullit as Vjosa, i kanë pas votat vet ato po s’po di kujt me ia hep inçizimin me që nuk me keqpërdoret, kom dashtë Isajderit, po thom ata përfitojnë e kushtëzojnë, mos me qit se Donika m’ka lutë amon mos ma publiko videon të lutem, amo po du me publiku po s’po di kuj me ja jepë. Kom kërkesa veç qele gojën nga njerëz të partive politike veç ana videon çka dush kërko po s’kom dashtë deri tash fushat ajo ja qet rrenat listës fantome Guxo, i vetmi Valton Derguti që ua qiti rrenat në opinion e pa se s’ka gjo edhe ai ka qenë në Dubovik.