Aksidentet janë kthyer në një problem tepër serioz për Turqinë. Dhjetëra persona humbin jetën çdo ditë në rrugët e këtij vendi për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së kujdesit nga shoferët.
Një ditë më parë ndërruan jetë 6 persona në Konya pasi një kamion përplasin makinën plotë me njerëz, ndërsa sot 4 të tjerë janë djegur të gjallë në automjet.
Mediat lokale bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pranë Izmirit, kur një makinë me katër persona brenda u godit nga pas nga një tjetër automjet duke marrë flakë menjëherë.
Të katërt pasagjerët nuk patën mundësi të dalin prej makinës duke ndërruar jetë mes flakëve,