Kamerat kapën reagimet interesante të anëtarit të Presidencës së Bosnjës, Zeljko Komshiq, ndërsa Milorad Dodik ishte duke folur pas takimit me presidentin turk, Erdogan.
Ndërsa po fliste Milorad Dodik, Zhelko Komshiq tundi kokën dhe rrotulloi sytë disa herë.
Milorad Dodik tha, pas takimit me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, se Republika Serbe në Bosnjë nuk i pranon zgjidhjet e imponuara dhe se ai është i angazhuar për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut të brendshëm.
“Ne nuk besojmë se të huajt mund të sjellin rregull në vend, ne besojmë vetëm në një marrëveshje të brendshme”, citohet të ketë thënë Dodik.