1165 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.
Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës thuhet se 63 pacientë janë në kujdes intensiv mjekësor.
Të dhënat nga raporti:
1077 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
944 me oksigjeno-terapi
63 në kujdes intensiv mjekësor
Në QKUK, 403 pacientë të shtrirë, 394 prej tyre Covid-19 pozitivë, 323 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 80 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 71 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 77 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 15 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 29 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 762 pacientë, 683 prej tyre Covid-19 pozitivë, 621 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 176 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 132 pacientë
– Spitali i Pejës, 174 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 134 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 26 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 76 pacientë